Kreu i PD-së Sali Berisha është zotuar për finalizimin e marrëveshjes së detit me Greqinë, ndërsa theksoi se marrëdhëniet mes dy vendeve do të jenë shumë më të mira.

Sipas tij, ajo marrëveshje ka qenë më e mira që Shqipëria ka firmosur me vendet e rajonit, duke theksuar se të dy palët ishin fituese.
Berisha: PD firmosi marrëveshjen e detit. Ajo është marrëveshja më e mirë qe ka firmosur Shqipëria me fqinjët e saj. DO të ishte absurde të mendoje të firmosje ku Greqia të humbiste apo Shqipëria të humbiste. Ja pra që ka marrëveshje ku fitojnë të dy palët. Këtë marrëveshje e përmbysi Edi Rama. Jo vetëm e përmbysi, por kur gjykata e hodhi poshtë, qeveritë e Greqisë ranë dakord të shkonim në Hagë dhe të merrnim sanksionim. Çfarë bëri? Jo tha do bëjmë një marrëveshje më të mirë. U tregua një sharlatan. Negocioi tre vite dhe në fund i thotë ministrit të jashtëm se nuk e firmosim dot se kemi një vendim të GJK. U garantoj ju se ajo marrëveshje do të finalizohet dhe marrëdhëniet Shqipëri Greqi do të jenë shumë më të mira.
© Panorama.al











