Rama: Trishtim për vdekjen e Din Zhegës

Jun 12, 2012 | 16:29

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka shprehur trishtim për lajmin e vdekjes së ish trajnerit të kombëtares kuqezi, Mehdin Zhega.

Nëpërmjet një mesazhi në Twitter, kreu i Partisë Socialiste shkruan “Trishtim për vdekjen e Din Zhegës, një yll i futbollit të fëmijërisë sonë e një burrë i mire që e kam njohur kur drejtonte Kombetaren! R.I.P”

Ish futbollisti dhe ish trajneri i kombëtares shqiptare, Mehdin Zhega u nda nga jeta pasditen e sotme ne moshën 66- vjeçare, pas një aksidenti që e mbajti në koma për 1 vit.

© Panorama.al

Te lidhura