Rama: Ndalni vjedhjen e votës sa nuk është vonë

May 20, 2011 | 15:29

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka denoncuar dhunën që është ushtruar nga Policia e Shtetit kundrejt dy mbështetësve të opozitës, ndërsa ka paralajmëruar edhe njëherë se nëse nuk ndalet vjedhja e votës, opozita nuk do të njohë rezultatin e zgjedhjeve, qeverinë dhe parlamentin.

“Nëse Berisha nuk ndalet, ne nuk do ta njohim qeverinë e tij, ne nuk do njohim me parlementin e tij, do të njohim vetëm Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”- tha Rama

Gjatë konferëncës për shtyp, kryesocialisti tha se Policia e Shteti ka tërhequr zvarrë mbrëmë përpara ministrisë së Drejtësisë, ku vetëm nga frika se mo u dilte fryma në komisariat janë dërguar për në Spitalin Ushtarak të Tiranës.

Ai denoncoi faktin që dy djemtë e rrahur janë shpallur të ndaluar, kur në fakt sipas tij, punonjësit e policisë duhet të ishin në vendin e tyre.

Kryesocialisti i bëri thirrje Drejtorit të Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj dhe Drejtorit të Policisë së Tiranës, Sajmir Muça, se do të jenë ata përgjegjësit për këtë dhunë të patolerueshme.

Rama ka vlerësuar mesazhet e ardhura nga faktori ndërkombëtar gjatë orëve të fundit, ndërsa ka kërkuar edhe njëherë ndërhyrjen e tyre sa nuk është vonë.

“Sot duhet të bëni patjetër diçka që degjenerimi i këtyre zgjedhjeve te mos e kthejë Shqipërinë hapa prapa”- tha ai.

Sipas Ramës, Saliu si frymëzues i dhunës, e ka kthyer KQZ-në në një bandë kusarësh ku po vidhen votat sy më sy.

 

© Panorama.al

Te lidhura