TIRANE- Pas promovimit të librit të tij “Kurban” në Kosovë, kreu i Partisë Socialiste Edi Rama do të udhëtojë edhe në Shkup. Siç njofton selia rozë të shtunën në orën18:00 Rama do të promovojë librin në Shkup.
“Nuk mund të mungonte qyteti i Shkupit, në listën e qyteteve ku Edi Rama do të promovojë librin “Kurban”. Të shtunën ora 18:00 Edi Rama do jetë në qendrën teatrore për fëmijë, në lagjen “Çarshi e vjetër”, për të diskutuar e ndarë pikëpamje me lexuesit rreth librit më të ri.”-shkruhet në profilin zyrtar të Edi Ramës në Facebook.
Gjatë qëndrimit të tij 3 ditorë në Kosovë, Rama pati disa takime ku një nga temat kryesore të diskutimeve ishte edhe libri i tij dhe Programi i Partisë Socialiste “Për një Rilindje Shqiptare”.











