Rama takon Krasniqin: Sistem arsimor të unifikuar

Nov 22, 2011 | 16:29

Situata politike në Shqipëri dhe Kosovë, sistemi arsimor, legjislacioni dhe një sërë temash të tjera ishin sot në qendër të takimit të kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama, i cili priti në një takim kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.

Në një prononcim të selisë rozë, thuhet se Rama dhe Krasniqi, ndërsa folën për situatën energjetike, ranë në një mëndje për politikat e gabuara që janë ndjekur deri më tani në lidhje me energjinë, në Shqipëri e Kosovë.

Legjislacioni, ishte një tjetër çështje e ku të dy bashkëbiseduesit ranë dakord që duhet të synohet krijimi i një sistemi legjislativ i përafërt.

Gjatë takimit u diskutua edhe për sistemin arsimor, ku ndër të tjera kreu i Partisë Socialiste, Rama tha se “Më duket e pakuptimtë që nuk kemi një sistem arsimor të unifikuar mes të dy vendeve. Nëse gjenerata e shkuar ishte e formuar kur muri u shemb, gjenerata e sotme nuk ka arsye objektive të vuajë këtë hendek në sistemin arsimor”. “I takon Shqipërisë ta udhëheq këtë proces, me një vetëdije dhe nxitje të dyanshme”

© Panorama.al

Te lidhura