
BRUKSEL- Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka takuar sot Komisionerin për Zgjerim, Stefan Fyle ku në qendër të bisedës së tuyre ka qenë momenti i ri politik në Shqipëri, pas arritjes së një pakti jmes pozitës dhe opozitës.
Menjeherë pas takimit, ne nje pronocim per mediat, Rama ka shprehur skepticizëm per paktin e arritur mes dy forcave politike.
“Ne hyjmë tek skeptikët dhe nuk kemi asnjë arsye të besojmë që pala tjetër ka vullnet që këtë herë të mos ta kthej gjithë këtë proces në një kurth të ri që të përfundoj me një palë tjetër zgjedhjesh të vjedhura.”- është shprehur Rama, duke shtuar se opozita është e gatshme të japë të gjithë kontributin që i takon në aspektet që përgjegjësia është e përbashkët dhe ku opozita ka një rol të patjetërsueshëm.
Sipas kreut socialist Rama, komisionari Fyle e ka inkurajuar për të vazhduar në këtë proces dhe për të dhënë gjithçka mundet që procesi të jetë sa më përmbajtësor dhe që rezultat e tij të jenë të dukshme dhe të prekshme.
“Jemi plotësisht të vetëdijshëm për domosdoshmërinë e kursit tonë të ri, por jemi dhe besim plotë që ky kurs i ri ka gjetur një teren të përshtatshëm në kushtet e reja politike që janë krijuar, për shkak se e vërteta ka dal plotësisht në shesh dhe se askush nuk mund ti fshihet më asaj. “- ka thënë Rama.
© Panorama.al











