Rama takohet me Drejtorin e Përgjithshëm të Qatar Airways: Folëm për hyrjen e kompanisë prestigjioze në Shqipëri, shpresojmë të kemi së shpejti fluturimet

Nov 24, 2025 | 9:11

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Qatar Airëays, Ing. Badr Mohammed Al-Meer.

edi rama

Me anë të një postimi në Facebook, Rama thotë se kanë diskutuar për hyrjen e kompanisë prestigjioze në Shqipëri dhe sic thotë ai  “ishallah do të kemi së shpejti  fluturimet e Qatar Airways për Tiranë”.

“Doha, Katar – Me Drejtorin e Përgjithshëm të Qatar Airways, Ing. Badr Mohammed Al-Meer, folëm për hyrjen e kompanisë prestigjioze në Shqipëri dhe ishallah do të kemi së shpejti fluturimet e Qatar Airways për Tiranë🇶🇦✈️🇦🇱”, shkruan Rama.

© Panorama.al

Te lidhura