Rama, shqiptarëve: Në kembë kundër së keqes

May 18, 2011 | 19:59

Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama i ka bërë thirrje sot qytetarëve të gjithë qyteteve të Shqipërisë të ngrihen në këmbë, kundër atyre që vodhën votën dhe liritë e të drejtat e shqiptarëve.

“Thirrja ime sot për qytetet e Shqipërisë është të ngrihen në këmbë, kundër atyre që vjedhin votën dhe familjet e zakonshme të këtij vendi. Ne e kemi bërë zgjedhjen tonë, unë e kam bërë zgjedhjen time, të gjithë në rrugë, për të mbrojtur të vertetën.”- tha Rama

Në vend të pranimit të rezultatit, të nxjerrë botërisht, vazhdoi më tej Rama, Saliu zgjodhi mospranimin. Aritmetika u përmbys në tavolinën e KQZ-së, tha ai

Kreu i PS-së, tha se “Shqipëria nuk është më vendi që ishte pasi ky akt cënon atë pak bashkëjetësë mes opozitës dhe mazhorancës. Përmbysi zgjedhjet për të përmbysur demokracinë”- tha ai.

Sipas Ramës, kjo shënon pikën e një kthese dramatike, në kërkim të demokracisë.

Sipas kryesocialistit, Shqipëria më 8 maj i tha jo se keqës, duke shtuar, se e gjithë Shqipëria e pa në ditën për diell që Tirana u fitua nga ne, me 10 vota diferencë.

Duke falenderuar për aq sa kanë bërë, Rama ka drejtuar një apel edhe ndaj ndërkombëtarëve, të cilët i ka ftuar të mos e lënë Shqipërinë të bjerë në humnerën teposhtë.

“Mos u bëni palë me ata që vjedhën votën”- iu drejtua Rama ndërkombëtarëve

Ai tha se do të protestojmë paqësisht por më të vendosur se kurrë.

© Panorama.al

Te lidhura