TIRANË- Kreu i PS-së, Edi Rama nga selia rozë ka shpallur fitoren e tij në krye të bashkisë, duke falenderuar gjithë shqiptarët për besimin që i dhanë për një mandat të katërt. Mes entuziazmit të mbështetësve në këtë seli, Rama duke shpallur fitorenm, ende pa certifikimin e KQZ-se, ka pranuar se fuqia e ëndrrës që frymëzoi të majtën në luftën tërësisht të pabarabartë u provua më e madhe se e gjithë fuqia që u vu përballë.
“Fuqia e njërëzve të zakonshëm të këtij vendi u provua para fuqisë së pushtetit të frikës, parasë manipulimit. Fuqia e Aleancës sone u provua më e madhe se stërfuqia që bashkoi kundër nesh cdo forcë të së shkuarës”- tha ai.
Rama ia dedikoi këtë fitore familjes së tij, nënës, gruas dhe dy fëmijëve, duke shtuar se ndonëse nuk është fitorja e tij e parë “më shumë se asnjëherë më parë fitorja është një burim reflektimi për mua që sot si asnjëherë ndjej peshën e borxhit ndaj cdo shqiptari, që besoi te kandidatët tanë duke i votuar, e ndaj cdo qytetari që nuk me votoi duke më sprovuar”.
Sipas Ramës, duke filluar nga tiraana cdo zgjëdhës i tij , ka fituar dhe asnjë zgjedhës që s’i ka votuar nuk ka humbur.
“S’kam fjalë, por do të duhej edhe një kohe e gjatë për të falenderuar të gjithë ata që luftuan bashkë me mua dhe fituan edhe për mua këtë betejë historike për një Shqipëri që sot është më shumë se kurrë e të gjithëve dhe kurrë më nuk mund të jetë e disave. Për mua ishin vetëm 10 vota, për të gjithë ata që luftuan me mua ishte nota 10”- tha Rama.
Me një falenderim të posacëm për ambasadorët, Rama ka mbyllur fjalën para mbështetësve të tij.
© Panorama.al











