Rama: Saliu, avokat i vjedhjes. Presim drejtësi

May 26, 2011 | 14:07

TIRANË- Kreu i PS-së, Edi Rama në bashkëbisedimin e radhës me gazetarët ka reaguar ndaj fjalës së mbajtur në Kuvend nga kryeministri Sali Berisha, duke e quajtur atë avokat të vjedhjes televizive dhe të përmbysjes së votave në tavolinë. Rama ka shprehur besimin se Kolegji Zgjedhor do të vendosë drejtësi pa parë majtas e djathtas, por vetëm drejt, te Kushtetuta, Kodi Zgjedhor dhe ligjet e vendit, në të mirë të demokracisë.

“Zgjedhjet i ka humbur, por është në rol pavarësisht se ne kemi fituar jo vetëm bashkitë që kishim si përgjegjësi të qeverisnin deri në 8 maj, por mbi të gjitha kemi marrë një mandat për të qeverisur ¾ e shqiptarëve, ndërkohë që Saliu ka humbur edhe vet bastionin ku për 20 vjet është zgjedhur deputet”- tha Rama.

Sipas Ramës, fjala e Berishes në Kuvend është një turp tjetër për atë kuvend dhe për këtë vend që ka atë kuvend dhe këtë kryeministër që merr fjalën për të thënë të atilla brockulla.

“Gjuha e presionit dhe kërcënimit ndaj opozitës ëhstë konstante, pas humbjes therëse për Saliun, por nuk na bën asnjë përshtypje, por na rrit vendosmërinë dhe forcon këmbënguljen tonë për ti shkuar deri në fund betejës për të ardhmen e demokracisë shqiptare”- tha Rama.

Ai ka komentuar të turpshëm edhe pjesëmarrjen e dy depuetëtve të PS-së, Islami dhe Harasani në këtë seancë.

© Panorama.al

Te lidhura