“Rama n’burg, Berisha n’burg!”- Protestuesit nisin marshimin nëpër kryeqytet: Ju erdhi fundi! Shqipëria kërkon revolucion

Jul 15, 2026 | 21:33

Qytetarët kanë nisur marshimin kilometrik nëpër rrugët e Tiranës, në kuadër të protestës së 46-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Pas qëndrimit para Kryeministrisë, protestuesit janë zhvendosur në akset kryesore të kryeqytetit, duke përsëritur thirrjet e tyre kundër klasës politike.

Gjatë marshimit janë dëgjuar thirrje si “Rama, jep dorëheqjen!”, “Ju erdhi fundi!” dhe “Shqipëria kërkon revolucion!”, ndërsa kanë brohoritur edhe kundër Sali Berishës.

“Rama, Sala, f*ck you!” dhe “Rama n’burg, Berisha n’burg!, u dëgjuan të thërrisnin ata teksa marshonin drejt Rrugës së Elbasanit.

Screenshot 2026-07-15 212950 Screenshot 2026-07-15 213100

© Panorama.al

Te lidhura