“Braçe më sulmoi më quajti drogaxhi”- Fleti shqiptari nga Londra: Nuk i trembem kërcënimeve! Çdo njeri që i thotë të vërtetën e sulmojnë si kriminelë

Jul 15, 2026 | 21:16

Shqiptari nga Londra, që u sulmua me fjalor fyes nga Erion Braçe një ditë më pare foli në protestën e 46-të.

brqace

Ai deklaroi se këdo që i thotë të vërtetën mazhorancës ata e sulmojnë si kriminelë.

Sakaq shtoi se diaspora sakrifikon për vendin, ndërsa qeveria i kërkon vetëm votën.

Protestuesi: U sulmova nga Braçe duke më quajtur drogaxhi. Droga u mboll në 2015 me qeverinë Rama. Kam 46 ditë këtu mesazhin e tim e kam dhënë me dronin ngritur në fillim. Mesazhin kam dashur ta përcjellë me video. Nuk kemi frikë. Diaspora nuk ka frikë. Nuk i trembemi kërcënimeve tuaja. 500 mesazhe më kërcënonin ska problem. Çdo njeri që i thotë të vërtetën në sy i sulmojnë si kriminelë. Diaspora e quajnë të pavlerë. Diasporën që sakrifikon. E kërkojnë vetëm për vota. E dinë shumë mirë që nuk ka heqin dot nga puna dhe nuk na përdorin si patronazhistë. Nuk i trembem. Duhet të bashkohemi në shesh çdo ditë e më shumë. Këta nuk pyesin për flamingove, më falni nuk pyesin për njerëzit jo më për flamengot.

© Panorama.al

Te lidhura