TIRANE- Kreu i PS-se, Edi Rama ka kujtuar serish sot propozimin e socialisteve per nje rilindje shqiptare.
Duke reaguar per deklaratat e kreut te qeverise, Sali Berisha per arritjet e qeverise, Rama ka kerkuar te lihen pas genjeshtrat dhe te punohet ne interesin e shqiptareve.
“Ne propozojme nje rilindje shqiptare per te lene pas avazin e vjeter te genjeshtrave e rimekembur sebashku ekonomine shoqerine shtetin”- shkruan Rama ne profilin e tij ne Twitter.
Vetem pak minuta para ketij mesazhi, Rama reagoi edhe ndaj deklaratave te kryeministrit per arritjet e medha ne ekonomi.
“Qeveria u propozon shqiptareve te jene te lumtur sepse s’ka krize ekonomike, as papunesi as padrejtesi po vec arritje te medha boterore”- shkruan Rama.
© Panorama.al











