Rama rikonfirmon: Vota jonë, kundër Leskajt

Dec 13, 2011 | 13:16

TIRANË- Kreu i PS-së, Edi Rama ka përsëritur sot votën kundër Bujar Leskajt, për kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Në një fjalë të shkurtër para mediave, në nisje të mbledhjes së grupit të PS-së, Rama ka rikonfirmuar atë që u bë e njohur fill pas dekretit të presidentit Bamir Topi, që propozoi Leskajn për në krye të KLSH-së.

Vetëm një ditë më parë, grupi parlamentar i PD-së vendosi të votonte pro kësaj kandidature. Gazeta Panorama ka botuar sot të plotë gjithë debatin e zhvilluar gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura, deputetët që u shprehën pro dhe ata kundër Leskajt.

Në fjalën e tij sot, Rama falënderoi komisionin për Avokatin e Popullit për punën e mirë në seleksionim dhe në organizimin e dëgjesës publike të 12 kandidatëve. “Shpreh falënderimet dhe konsideratën tonë për 12 aplikantët që paraqitën vizionin e tyre. Jam besimplotë se komisioni do ta kryejë me sukses detyrën e vështirë për zgjedhjen e kandidaturës që do i paraqesim kuvendit në emër të grupit të PS”- tha Rama.

Sipas tij, ky proces përbën provë dalluese mes PS dhe kundërshtarëve politik dhe është mishërim i gjithçkaje që ajo ka shkruar në programin e ri.

© Panorama.al

Te lidhura