Rama: Rezultati u pa nga të gjithë, s’përmbyset

May 16, 2011 | 14:52

TIRANË- Kreu i PS-së, Edi Rama ka kërkuar sot të mos zvarritet më tej certifikimi i rezultatit për Tiranën, që sipas tij ka nxjerrë atë fitues me 10 vota avantazh.

Në një konferencë për hstyp nga selia roze, së bashku me gjithë krerët e rinj të bashkive, Rama ka deklaruar prerë se nuk mund të ketë përmbysje të rezultatit në tavolinë.

“Qytetarët e thanë fjalën e tyre, vendi nuk ka shanse të tjera për të humbur. Është domosdoshmëri për t’i dhënë fund zvarritjes së Tiranës, kurrë nuk mund ta ndryshojnë dot rezultatin e parë nga të gjithë, ata që e kërkuan prej meje pranimin e rezultatit duhet ta bëjnë me kurajë, pas një beteje që mbaroi në fushën e vëzhguar nga shqiptarët dhe ndërkombëtart. Rezultati nuk përmbyset në rrugë qorre në tavolinë”- tha Rama.

Sipas tij, cdo pikë e paktit me qytetarët firmosur para zgjedhjeve është detyrë shtëpie dhe angazhim i patjetërsueshëm i PS dhe të zgjedhurve të saj, në parlament në këshillat vendorë dhe kudo ku debatohet për jetën e njerzve të zakonshëm.

Rama ka premtuar se forca që përfaqëson është gati të ofrojë kontributin e saj për të kthyer shfaqen e shëmtuar. “Fitorja e madhe si kjo e jona duhet kuptuar si shumfishim përgjegjësish, të cilat jemi gati t’i marrin ato dhe t’i përmbushim”- tha ai.

© Panorama.al

Te lidhura