Rama publikon videokartolinën për shqiptarët e Amerikës: Bashkë me përqafimet, ju përcjell edhe rikujtesën se afati i regjistrimit për të votuar skadon në 4 mars

Feb 5, 2025 | 8:49

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur me një videokartolinë për shqiptarët e Amerikës.

vota

Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë u ka rikujtuar që të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet parlamentare.

Rama shkruan se afati i regjistrimit për të votuar më 11 Maj skadon në datën 4 Mars.

“MIRËMËNGJES ? dhe me këtë videokartolinë për shqiptarët e Amerikës, të cilëve bashkë me përqafimet u përcjell edhe rikujtesën se afati i regjistrimit për të votuar më 11 maj, skadon në 4 mars, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë?”, shkruan Kryeministri.

© Panorama.al

Te lidhura