Rama paralajmëroi padi! A do të ketë Gazment Bardhi fatin e Ervin Salianjit? Ja si përgjigjet Berisha

Jan 13, 2025 | 12:32

Kryedemokrati, Sali Berisha ka komentuar paralajmërimin e kryeministrit Edi Rama se do të ngrejë padi ndaj Gazment Bardhit, pasi SPAK vërtetoi që vëllai i kreut të qeverisë, Olsi Rama nuk ishte i implikuar në aktivitet kriminal siç e denoncoi kreu i Grupit të PD-së.

I pyetur nëse Gazment Bardhi do të ketë fatin e Ervin Salianjit, i cili u dënua me 1 vit burg për shpifje, Berisha u përgjigj se historia e dëshmitarëve të rremë është konsoliduar në disa raste.

Sipas kreut të PD-së “Rama mendon se do të montojë me dëshmitarë të rremë, një kallëzim të rremë, por kësaj herë është në qark”.

“Historia e dëshmitarëve të rremë është historia e një tashmë e konsoliduar në disa raste. Rama mendon se do të montojë me dëshmitarë të rremë, një kallëzim të rremë, por kësaj herë është në qark sepse Olsi nuk është hetuar, nuk hetohej vetëm nga SPAK, por fatmirësisht ka hetime të tjera mbi të. Ndaj i thashë Ramës që do të kesh lajme”, tha Berisha.

LEXONI EDHE: Rama paralajmëron padi ndaj Bardhit: Babale i dytë! Doli cullak krijimi i rrethanave të kallëzimit të rremë, avokatët do të punojnë për…

 

© Panorama.al

Te lidhura