TIRANE- Kreu i PS-se, Edi Rama ka ndare me ndjekesit e profilit te tij ne rrjetin social Twitter hidherimin per ndarjen nga jeta te sopranos se njohur Nina Mula.
“Pa Nina Mulen s’do kishim Inva Mulen dhe te tjera yje te vokalit operistik shqiptar. Nje grua e pedagoge e admirueshme. U prehte ne paqe”- shkruan Rama.
Nina Mula vdiq mengjesin e sotem, ne moshen 80 vjecare pas nje semundjeje te rende.











