Rama: Nishani kushtetues, por rrezikojmë BE-në

Jun 12, 2012 | 21:18
Edi Rama në 5 pyetje nga Babaramo

TIRANE- “Presidenti i ri u zgjodh në rrugë kushtetuese, nuk ndodhi asnjë atentat ndaj Kushtetutës apo grusht shtetit. Por u godit egër hapi europian i Shqipërisë.”

Kështu u shreh kreu i partisë Socialiste, Edi Rama në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” në News 24.

Lidhur me presidentin e zgjedhur, Bujar Nishani, kreu i PS-së, tha se s’ka asgjë personale me ministrin që u bë President, por ka një arsye të fortë parimore dhe politike për të këmbëngulur që Presidenti nuk mund të kthehej në ministër të qeverisë.

Kreu i socialistëve u shpreh se; “Nuk kemi asnjë lloj problemi tonin që të na e zgjidh Presidenti, problemi ynë është prapambetja, thellë e më thellë e vendit në rrugën e integrimit. Shqipëria rrezikon rëndë që ta humbasë statusin për të tretën herë, si asnjë vend tjetër.”

Sipas Ramës, konsensusi dhe jo emri ishte ajo që duhet të prodhonte politika shqiptare.

© Panorama.al

Te lidhura