“Rama merr daullen dhe tallet me ju”- Berisha komenton mitingun e PS në Dibër: Gjen edhe Noizy-n me Lamborghini, por ç’lidhje ka ai me pensionet?! Edhe Kamala mori gjithë aktorët, por…

May 3, 2025 | 11:43

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka komentuar mitingun e PS-së në Dibër, ku reperi i njohur Noizy mbërriti në takimin elektoral me Lamborghini.

edi rama noizy sali berisha 1

Kryedemokrati u shpreh se Rama tallet me shqiptarët duke u shprehur se “merr dalluen dhe i bie”.

“Gjen dhe Noizy-n me Lamborghini”, deklaroi Berisha, teksa shtoi se “le ta gëzojë, ç’punë ka ai me pensionistët”.

Berisha ironizoi mitingun e PS-së me personazhe të showbizz, duke e krahasur me kandidaten për presidente të Amerikës, teksa deklaroi se Edhe Kamala mori të gjithë Hollywood me vete, por shtoi kreu i PD-së, përfundoi atje ku e meritonte.

Sali Berisha: Tallet me ju, me shqiptarët. Merr daullen dhe i bie daulles. Gjen dhe Noizy-n me Lamborghini, po Lamborghini i Noizy nuk është pensione, nuk është rroga, ai ta gëzojë por ç’punë ka pensionisti me të? Apo si ta mashtrojë? Po ç’punë ka i sëmuri që vdes për ilaçe. Historia ka qenë e hidhur, edhe Kamala mori të gjithë Hollywood me vete por përfundoi atje ku e meritonte.

Çfarë i mendon ky shqiptarët, qenie primitive? Njerëz që mund t’i mashtrojë? Kurrën e kurrës nuk janë të tillë. Ndaj dhe 11 Maj është dita e qytetarit është ora e vërtetë e tij, e mençurisë, dinjitetit të tij. Votoni 1, të gjithë jeni 1-sha.

© Panorama.al

Te lidhura