Rama me liderët e PES: Duhet zgjidhje për krizën

Mar 5, 2011 | 12:31

ATHINË-Zgjidhje të menjëhershme të krizës së gjithanshme në vend dhe garanci për zgjedhjet e ardhshme. Këto ka kërkuar nga Athina, lideri i opozitës, Edi Rama, gjatë takimit me liderët e Partive Europiane Socialiste. Sipas Ramës, aktualisht Shqipëria është zhytur në një krizë të gjithanshme, nga e cila duhet të gjendet rruga e daljes menjëherë.

Në fjalën e tij, Rama ka nënvizuar se rastet e korrupsionit në Shqipëri janë gjithnjë e më të shumta, shumë syresh edhe të dokumentuara dhe në sytë e gjithë shqiptarëve, ndërkohë që pavarësia e institucioneve përfshirë ato të drejtësisë është e cenuar. Gjatë ditës së sotme kreu i selisë rozë është takuar edhe me kreun e grupit të PSE, Martin Schultz, si dhe Presidentin e PSE, Poul Nyrup Rasmussen. Ndërkohë që në axhendën e vizitës janë planifikuar edhe të tjera takime, që kanë në qendër marrëdhëniet mes partive socialiste evropiane dhe situatën në Shqipëri.

© Panorama.al

Te lidhura