“Rama me emigrantët, promovon librin në Selanik

Dec 17, 2011 | 14:30

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama në vazhdën e takimeve të tij për prezantimin e librit Kurban, ka udhëtuar sot por në Selanik. Rama do të mbajë disa takime me emigrantët shqiptarë atje.

“Sot 5 takime me emigrantet e Selanikut per librin politiken Shqiperine siç eshte, siç mund te ishte dhe si mund te jete.”- ka shkruar Rama në Twitter.

Kreu socialist përveç ndalesave që ka bërë në disa qytete te Shqipërise, ai ka prezantuar librin edhe në Kosovës dhe Maqedoni.

© Panorama.al

Te lidhura