I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan, Donald Trump për bisedimet e paqes Kosovë – Serbi, Richard Grenell, uroi sot Kosovën për 17-vjetorin e Pavarësisë së vendit.

Përmes një postimi në platformën “X” Grenell tha se ky moment historik i Kosovës është lënë në hije nga një padrejtësi e madhe për shkak të mabjtjes së Hashim Thaçit në Hagë.
Sipas tij, evropianët kanë dështuar që të veprojnë kundër “kësaj padrejtësie në pesë vjetët e fundit”.
Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama në platformën X. i cili mbështet deklaratën e të dërguarit të posaçëm të Trump
“Absolutisht! Dhe sa më shumë të vazhdojë, aq më e madhe është njolla në organin ndërkombëtar të drejtësisë”, ka shkruar Rama.
Absolutely! And the more it continues, the bigger the stain on the international justice body! pic.twitter.com/iLsFPBogW7
— Edi Rama (@ediramaal) February 17, 2025
Kujtojmë se Hashim Thaçi, i cili shpalli pavarësinë e Kosovës më 17 shkurt 2008, po përballet me dy procese gjyqësore në Gjykatën Speciale në Hagë, dhe është në paraburgim në qytetin holandez prej vitit 2020.
Thaçi ndërpreu një vizitë të planifikuar për në Uashington, në qershor të vitit 2020 – në mandatin e parë të presidentit amerikan, Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë – pasi Zyra e Prokurorit u pati dërguar Dhomave të Specializuara në Hagë një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim, në të cilën emri i Thaçit përmendej për një sërë krimesh.
Në rastin e parë, ai akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, bashkë me Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, po ashtu ish-zyrtarë të lartë në Kosovë.
Aktakuzën e pati ngritur prokurori Jack Smith, i cili më vonë pati dhënë dorëheqje për të hetuar presidentin Trump për përpjekjet për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.
Ai ka thënë dorëheqje nga Departamenti amerikan i Drejtësisë, si dhe hetimet ndaj Trumpit kanë pushuar pas fitores së tij në zgjedhjet e vitit 2024.
© Panorama.al











