
PRESHEVE- Kreu i Partisë Socialiste tha sot se do t’i kërkojë parlamentit shqiptar financim për maternitetin e munguar dhe të pakten dy shkolla kete vit në Luginën e Preshevës, duke e cilësuar gjendjen ekonomike dhe sociale në këtë krahinë të rëndë.
Rama ka komentuar në Twitter orët e para të vizitës së tij në Preshevë, ku ka promovuar librin e tij “Kurban”.
“Mikpritje befasuese dhe bashkebisedim i paharrueshem me qytetaret e Presheves. Fatkeqesisht qindra vete s’munden te hyjne ne salle! Gjendja ekonomike sociale e rende.Do t’i kerkojme urgjent parlamentit financim per maternitetin e munguar dhe te pakten dy shkolla kete vit.”- ka shkruar Rama në Twitter.
Më tej Rama thekson se në vazhdim të qëndrimi të tij në Preshevë në qendër të bisedimeve, do të jenë idetë e programit të PS-së, për një Rilindje Shqiptare mbi mbrojtjen e shqiptareve kudo jetojnë e posaçërisht në këtë luginë.
“Per keto e më shumë do vazhdojme bisedën edhe me të zgjedhurit vendore, njerëz shumë mikpritës me halle pafund në administrimin e komunave.”- thekson kreu socialist.
Programi i vizitës së Ramës në Preshevë
Kryetari i PS do të arrijë në ora 14:00 ku dhe do ti bëhet pritja në qendër të qytetit.
Nga ora 14:15 deri 15:45, do të bëhet promovimi i Librit “Kurban” më Sallën e Kuvendit komunal të Preshevës.
Panelistë do të jenë:
Edi Rama (Autori i Librit)
Nerimane Kamberi (Shkrimtare)
Ragmi Mustafa (Sociolog)
Moderator: Enkel Rexhepi
Nga ora 16:00 – 17:00, është organizuar drekë pune e Edi Ramës me kryetarin e Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa, kryetarin e Komunës së Bujanocit Shaip Kamberi, Besim Abduli Kryetari i kuvendit Komunal të Preshevës, Jonuz Musliu – Kryetar i Kuvendit komunal të Bujanocit, Fehmi Beja – Nënkryetar i Kuvendit Komunal të Bujanocit.
Nga ora 17:00, Edi Rama do të jetë në emision direkt në TV Aldi me gazetarë të medieve lokale.
© Panorama.al











