Kreu i PS-së, Edi Rama i është drejtuar sot me një letër presidentit të vendit, Bamir Topi. Në një letër të gjatë, qe vjen ne pergjigje te letres se kreut te shtetit derguar krereve te partive politike, vetem nje dite me pare, lideri i opozitës e cilëson krizën aktuale në vend, shumë më të rëndë se një krizë e thjeshtë politike. Sipas Ramës, vendi po vuan krizën e kapjes së pushtetit, një ekonomi të rrënuar nga korrupsioni dhe një drejtësi që nuk lihet të veprojë e pavarur.
Ne letren e tij, Rama thekson se forca qe drejton kerkon hetim te pavarur per gjetjen e pergjgjesve te dhunes se 21 janarit, ku mbeten te vrare 4 perosna te pafajshem, sikunder shton se pikerosht per kete ngjarje qyettaret duhet te gjykojne me vote qeverine.
Rama, thekson me tej ne leter se e vetmja zgjidhje ne nje situate te tille mbeten zgjedhjet e reja, te lira e te ndershme dhe 21 janari nuk duhet te kaloje si permbytja e radhes.
Pjese nga letra
“Duke iu falenderuar për letrën, lejomëni t`ju shpreh qysh në fillim respekt, mirënjohje për qëndrimin tuaj të matur e përpjekjen konstruktive në kërkim të rrugëdaljes prej udhëkryqit dramatik ku e ka mbërrthyer Shqipërinë kriza e gjithanshme.
Por më lejoni njëkohësisht të nënvizojë dhe bindjen e palëkundur të opozitës shqipatre se kriza politike, ku ju vendosni fort theksin e shqetësimit tuaj, është vecse simptoma më kuptimplotë e një krize shumë më të rëndë sesa thjeshtë politike. Kjo është kriza e kapjes së shtetit për interesat e pushtetit, e cila përthyhet në një demokraci të kërcënuar në cdo aspekt, drejtësi të kompromentuar në cdo nivel të pushtetit gjyqësor, ekonomi të rrënuar nga korrupsioni dhe papunësia.
“Aktet sporadike të dhunës së ushtrura nga demostruesit e provokuar keqaz, janë tërësisht individuale dhe duhen hetuar dhe gjykuar, një për një, nga institucionet e pavarura në bazë të ligjeve të kësaj Republike, ndërkohë që vrasjet me paramendim të Hekuran Dedës, Ziver Veizit, Aleks Nikajt e Faik Myrtajt, si plagosjet e plot të tjerëve, jashtë perimetrit të godinave qeveritare, madje në kushte ku qartazi prania e tyre nuk përbënte asnjë kërcënim për askënd e asgjë, jane vepër kriminale për ndëshkimin e së cilës nuk mjafton vetëm hetimi e gjykimi i institucioneve të pavarura për përgjegjësinë penale të cdokujt që ka tërhequr këmbëzën e pushkës”.











