TIRANE- Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama i është drejtuar me një letër kryeprokurores Ina Rama ku e përgëzon për punën e bërë deri tani në drejtim të zbardhjes së vrasjeve të 21 janarit. Duke e konsideruar si vendimtar rolin e organit të akuzës, kreu i PS-së thekson se hetimi i plotë dhe i paanshëm është domosdoshmëri historike.
Në letër, Rama i jep të gjithë mbështetjen e duhur nga opozita Prokurorisë së Përgjithshme, ndërsa i kërkona In Ramës që në kuadër të hetimeve të merret edhe ai në pyetje, në cilësinë kryetarit të PS, si koordinator i organizimit të demostratës së 21 janarit.
“E shoh të udhës t’ju bëj publikisht një pyetje dhe një shpjegim nga këndvështrimi im si kryetar i Partisë Socialiste e në këtë rast edhe organizator i demonstratës së 21 janarit. Pse zonja Prokurore e Përgjithshme nuk jam thirrur ende unë vetë, pikërisht në cilësinë e Kryetarit të Partisë Socialiste e të opozitës dhe përrrjedhojë edhe të koordinatorit të të gjitha përgatitjeve të asaj demonstrate, për organizmin e së cilës të tre deputetët e kërkuar prej Jush nuk kanë bërë asmë shumë e as më pak se të gjithë kolegët e tyre e, padyshim, asgjë më shumë sesa unë personalisht?. Jam i bindur se dëshmia ime do të vlente për hetimin Tuaj jo më pak se dëshmitë e tyre. Prandaj pres me padurim që të thirrem për të kontribuar me gjithçka di për këtë hetim kaq të rëndësishëm për drejtësinë në Shqipëri, e për vetë Shqipërinë në rrugën e mundimshme të ndërtimit të shtetit të së drejtës”.- shkruan Rama në letrën e tij.
Kryesocialisti siguron kryeprokuroren se PS do të japë votën e saj që imuniteti i deputetëve të opozitës të mos përbëjë pengesë për ekzigjencat e një hetimi shterues e të pa-anshëm.
Gjithashtu, kreu i PS-së i kërkon kryeprokurores arsyet e mosmarrjes në pyetje të kryeministrit Berisha, dhe ish ministrit të Brendshëm Lulzim Basha, siç shkruan Rama në letër, si dy hallkat më të lartatë zinxhirit të komandës së Gardës së Republikës e si përgjegjës të drejtëpërdrejtë për funksionimin e asaj garde që në 21 janar vrau njerëz të pafajshëm?
© Panorama.al











