Rama: Kurbani është e vërteta ime

Nov 23, 2011 | 17:57

SHKODER- Kryesocialisti, Edi Rama kërkoi sot që libri i tij të lexohej dhe jo të dëgjoheshin komentet. Nga Shkodra, në një takim me strukturat e PS-së në këtë qytet, Rama tha se “Kurban” është një libër i cili duhet lexuar dhe jo të gjykohet duke dëgjuar komentet që janë bërë mbi të.

Duke u fokusuar tek e vërteta e thënë në libër, një çështje e cila ka hasur në mjaft diskutime kohët e fundit, Rama e konsideroi librin si të vërtetën e tij.

“Ky libër është e vërteta ime”- mësohet të ketë thënë Rama.

© Panorama.al

Te lidhura