Rama kundër Meidanit,LSI:Pengje të një humbësi

Dec 18, 2011 | 14:57

TIRANE- “Nuk merrem me komplekse, fiksime apo pengjet e një humbësi profesionist dhe të pandreqshëm”. Me keto fjale sekretari i Pergjithshem i LSI-se, Luan Rama ka shmangur qendrimin ndaj deklarates se fundit te liderit te opozites, Edi Rama ne kundershtine e tij per propozimin e ish presidentit Rexhep Meidani per koalicion mes PS dhe LSI-se.

Gjate nje konference per shtyp, ku ka bere me dije se rreth LSi-se po anetaresohen shume te rinj e te reja dhe se synimi final i kesaj force politike eshte fitorja ne zgjedhjet e vitit 2013, Rama i eshte pergjigjur edhe interesit te medias per ceshtje te ndryshme.

Me deklaraten e tij, per qendrimin e Edi Rames, LSI nuk ka pranuar te behet pjese e debatit.  Sa i takon interesit per bashkimin Kosove-Shqiperi, komentuar nga kreu i qeverise si mundesi bashkimi vetem ne BE dhe interes per ruatjen e kufijve ekzistues, Luan Rama ka theksuar se nje debat i tille eshte i panevojshem. “Çështja kombëtare shqiptare padyshim që kërkon mature, vizion dhe frymë europiane. E konsiderojmë të panevojshëm një debat të tillë pasi vullnetet politike të shprehura nga qeveritë e të dyja vendet janë të përcaktuara dhe tërësisht në frymën europiane. Ka vetëm një rrugë dhe kjo është rruga europiane e bashkimit dhe integrimit” tha ai.

© Panorama.al

Te lidhura