Rama: Kontestim rezultatit, rezistencë popullore

May 24, 2011 | 14:30

TIRANË- Mosnjohje e rezultatit të zyrtarizuar nga KQZ për kreun e bashkisë së Tiranës, ndjekjen e të gjitha hapave ligjore për kontestim dhe përshkallëzim të rezistencës popullore. Ky ka qenë reagimi i kreut të PS-së, Edi Rama, gjatë konferencës për shtyp dhënë në mesditë, në përgjigje të vendimit të marrë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Duke e quajtur atë që ndodhi mbrëmë në KQZ, një kanibalizëm të hapur elektoral të Saliut, Rama është shprehur i vendosur për të vijuar në një betejë që sipas tij do t’i kthejë të drejtën legjitime të votës, e nëse drejtësia nuk do bëjë drejtësi sipas tij, populli do ta gjëjë vetë rrugën e tij, sigurisht me në krye opozitën.

“Humbësi i Saliut u deklarua fitues në shkeljen më brutale të Kushtetutës, normave të etikës institucionale dhe cdo norme të moralit shoqëror, vjedhja u bë një shfaqje televizive dhe gjithë shqiptarëve iu dha si një shembull nga qeveria e tyre. Nuk ka më turp sesa një qeveri që cdo familje i përcjellë këtë mësim, që të vjedhësh është e moralshme dhe që përmes vjedhjes mund të realizohen qëllime”- tha Rama.

Sipas Ramës, përvecse ligjërisht ky kanibalizëm është konsumuar aritmetikisht, sepse vendimi nuk përputhet me ligjet, por si do ta shihni votat e futura enkas për të futur rezultatin nuk përputhen me tabelat e zgjedhësve dhe votave për frymë zgjedhësish.

“Ne do konsumojmë cdo mjet ligjor në këtë betejë të diktuar egerësisht nga një pushtet i vjedhur, që kërkon të kthejë vjedhjen e zgjedhjeve në sistem dhe pastaj të gjithë sistemin në një regjim dhune, frike, kusarie dhe nënshtrimi’- tha ai.

Sipas Ramës, me ndjekjen e të gjithë hapave ligjorë nënkuptohet adresimi i problematikës së rëndë në Kolegjin Zgjedhor. Ai ka akuzuar kreun e qeverisë se po mban nën trysni policore.

“Ana tjetër e medaljes sigurisht është rezistenca qytetare nuk ka asnjë shans e mudnësi që opozita shqiptare, të ndalet në rrugën e rivendosjes së demokracisë. Ska dyshim që rezultatin e djeshmë jo vetëm se njohim, por e shohim si shprehje akute të një sëmundje të rëndë që e bën këtë vend të zvarritet demokratikisht, ekonomikisht e shoqërisht, ska dyshim që kontestimi ynë do përshkallëzohet nëse e drejta jonë nuk do të njihet ashtu si është një e drejtë ditën për diell, e parë nga gjithë shqiptarët”- tha ai.

Rama ka falenderuar nderkombetaret dhe trojken e ambasadoreve ne Shqiperi, duke kerkuar nderhyrjen edhe me me force te miqve dhe partnereve nderkombetare.

© Panorama.al

Te lidhura