Rama komenton sondazhet për zgjedhjet e 11 majit: PS fituese, shumica mendojnë se Shqipëria po ecën në drejtimin e duhur, por…

Apr 29, 2025 | 18:10

Kryeministri Edi Rama ishte në Roskovec, ku prezantoi edhe kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 11 majit.

edi rama

Kreu i qeverisë e nisi fjalën e tij me batuta, duke thënë se “me disa burra jam futur në konflikt, ça të bëj unë që Roskoveci është burrë, por kush e ka bërë kështu është grua”.

Më pas Rama komentoi edhe sondazhet për zgjedhjet e 11 majit, që e nxjerrin PS forcë të parë, ndërsa shumica mendojnë se Shqipëria po ecën në drejtimin e duhur.

Kryeministri deklaroi se ata që komentojnë sondazhet i fyejnë qytetarët, duke i konsideruar ata si të shitur.

“Besoj shumë se këto janë ditët kur duhet tu japim një mundësi atyre që nuk janë të informuar, nuk janë të qartë dhe nuk janë të bindur se çfarë transformimi ka ndodhur në Shqipëri në këto tre mandate. Aq më tepër kur shume nga gjerat qe do shikoni, nuk gjenden dhe nuk shihen askund. Ju jeni pararoja e bashkësisë se grave të kryeqytetit te socialistëve. Juve ju ka sjelle bindja se kemi bere shume dhe kemi shume per te bere.

Ka plot të tjerë që nuk kanë mundësi ta shohin progresin e Shqipërisë në pasqyrat e televizorëve, ku arrihet deri në marrëzinë që teksa publikohen sondazhet që na japin fitues në të gjithë kanalet, sondazhe të bërë nga lloj lloj grupesh, që nga sondazhisti i presidentit amerikan, deri tek sondazhistë të njohur në Evropë, ata që i komentojnë fyejnë një popull të tërë, duke komentuar faktin që shumica e mbështetin PS, shumica mendojnë që Shqipëria është në drejtimin e duhur, si një sëmundje. Duke thënë që ky popull është sëmurë, ky popull është i trembur, i shitur”,tha kryeministri.

© Panorama.al

Te lidhura