Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama theksoi edhe njëherë sigurinë e tij për fitoren në Tiranë, duke shtuar se këtë herë fitorja do të jetë e ngushtë, por sipas tij, fitorja më e bukur.
Gjatë prezantimit të fitores së kandidatit për bashkinë e Krumës, Rama apeloi për numërimin deri në fund pa ndërprerje të panevojshme.
Kreu socialist falenderoi faktorin ndërkombëtar për kontributin që po jep në procesin e numërimit, duke përmendur ambasadorin e SHBA-ve, të Mbretërisë së Hollandës, dhe atë të BE-së, të cilët sipas Ramës kanë treguar një gadishmëri mberslënëse për t’ju gjetur pranë kryeqytetasve për të siguruar një proces korrekt dhe per te garantuar qetësi.
Ai falenderoi edhe misionin e ODIHR për kontributin.
Rama përsëriti edhe njëherë thirrjen për uniformat blu, duke ju bere thirrje për të siguruar procesin zgjedhor.
© Panorama.al











