Rama: Kandidatët e Saliut, fyes

May 5, 2011 | 20:31

VLORË- Kryesocialisti Edi Rama, ishte sot në Vlorë në mbështetje të kandidatit Shpëtim Gjika, njëkohësisht për të mbyllur dhe fushatën e PS-së në këtë qytet.

Në fjalën e tij, Rama sulmoi gjithë kandidatët e mazhorancës në qytetet e Shqipërisë, duke shtuar se fajin nuk e kanë ata, por Saliu.

“Saliu nuk ka fyer vetëm Vlorën me këtë far kumarxhiu që është përballë Shpëtim Gjikës, ka fyer edhe Tiranën, me një kandidat që ka në kurriz ngjarje që nuk i lejohen një qytetari të thjeshtë, e jo më dikujt që kërkon të përfaqësoje qytetarin. Ka fyer edhe Durrësin, me një injorant që nuk di ku është varri i Ismail Qemalit, Korcën, me një qoftexhi, Elbasanin, me një kandidat që ja ka sugjeruar Iliri, matrapazi i tij i dashur”- tha ai

Sipas Ramës, Saliu ka shkuar aq larg, sa ka fyer edhe Kamzën, që njëzet vjet i ka dhënë votën, të cilës i ka dhënë dikë, që u thotë ju jeni të parët, por ata e dinë se çfarë ka të parën kandidati i Saliut.

Kreu i PS-së, tha se presionet, shantazhet, kërcënimet, po shkojnë duke u shtuar, sepse Berishën e ka zënë frika nga 8 maji.

Rama apeloi edhe për  të gjithë ata që nuk votojnë Partinë Socialiste. Ai tha se më 8 maj duhet të bashkohen me ne për të mbrojtur mësuesit e fëmijëve të tyre.

© Panorama.al

Te lidhura