Rama: Jemi të mjaftueshëm, Meta e ka bërë zgjedhjen e tij

Dec 2, 2011 | 11:54

TIRANË- Në përgjigje të gjithë mesazheve të lëshuara për një bashkim të mundshëm ose jo me LSI-në si alternativë për të fituar zgjedhjet, Rama ka deklaruar nga Asambleja e PS-së se ai tashmë është pjesë e pushtetit.

“Herë pas here, me naivitet, dashamirësisht, por dobësisht biem në tundimin e lëshimit të mesazheve për Ilir Metën. Meta është pjesë e pushtetit ai e ka bërë zgjedhjen e tij, ne nuk kemi c’ti themi sa kohë ajo mbetet zgjedhja e tij. Jemi të mjaftueshëm, për të arritur të shkojmë në cdo derë dhe për t’i folur cdo zemre”- tha Rama.

Sipas tij, programi është një argument dhe ajo që ka në dorë tashmë “PS është që argumentit t’i japim shpirt”.

© Panorama.al

Te lidhura