Rama: Ja pakti për një Shqipëri evropiane

Sep 23, 2011 | 13:59

TIRANE- Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama i propozoi sot maxhorancës një pakt per Shqiperine evropiane prej 10 pikash, duke shprehur gatishmërinë që shumica të shtojë të tjera.

“Për të mos e përdorur opozitën për alibi të mosmarrjes së statusit dhe dështimeve, jemi gati që ta firmosim këtë pakt bashkarisht që nesër”,  tha Rama.

10 pikat e propozura nga, Edi Rama

Të votojmë menjëherë në mënyrë konsensuale rregullat e bashkëjetesës në Kuvendin e Shqipërisë.

Te mblidhemi menjëherë në një komison të përbashkët parlamentar ad-hoc për të miratur brenda muajit dhjetor reformën institucionale të Parlamentit.

Të vendosim me marrëveshje dypalëshe përfundimin e Reformës Zgjedhore brenda marsit të 2012, bazuar në rekomandimet e fundit të ODIHR.

Të adresojmë me një proces transparent, zgjedhjen e Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë. Të propozjmë tre nga 9 anëtarët e rinj të Këshillit dhe të votojmë bashkërisht Guvernatorin.

Të zgjedhim konsensualisht kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, në bazë të propozimeve të presidentit të Republikës.

Të zgjedhim me konsensus avokatin e popullit.

Të ngarkojmë Komisonin e Ligjeve që brenda këtij sesioni të lëgjislaturës, të trajtojë në bashkëpunim me një grup ad-hoc, konstitucionalistësh, me ekspertë vendas e të huaj dhe grupet e interesit, çdo çështje që kërkon 3/5 e votave. Do të votojmë çdo produkt të këtij procesi.

Të biem dakord se kufizimi i imunitetit parlamentar nuk mund të jetë vazhdë pa konsultime publike dhe pa ndërkombëtarët. Të hapim një tryezë për rishikimin e Kushtetutës për kufizimin e imunitetit apo ndërhyrjet te tjera në Kushtetutë.

T’i drejtohemi Prokurores me një letër të firmosur nga kryetarët e të gjitha partive parlamentare për dy çështhe më interes kombëtar dhe publik. Për zbardhjen e plotë të tragjedisë së 21 janarit, të merren në pyetje të gjithë ata që nënshkruajnë letrën. Bashkangjisim dhe dy vrasjet e tjera, kryekomunari Remzi Veseli dhe deputeti Fatmir Xhindi. Prokuroria të thërrasë të gjithë personat me imunitet parlamentar ose të tjerë që kanë rezultuar të përzier me krimin nën dritën e kabllogrameve të Wikileaks. Nese kërkohen hetime të mëtejshme të votohet heqja e imunitetit për të gjithë.

Të balancojmë borxhin e Televizionit Publik Shqiptar, dhe të zgjedhim një drejtues që siguron paanshmëri. Të balancojmë Këshillin Kombëtar të Radios dhe Televizoneve dhe të votojmë ligjin e mediave. T’i japim fund të gjitha presioneve ndaj mediave

© Panorama.al

Te lidhura