Rama i uron të shkuara kryeministrit, Berisha

Dec 12, 2011 | 20:06

TIRANE- Ka reaguar menjëherë kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama lidhur me gjendjen shëndetësore që kryeministri Berisha kaloi gjatë fjalimit të tij me rastin e 21 vjeorit të themelimit të Partisë Demokratike.

“Sapo degjova per sekelldine e Saliut ne feste. Ndjej keqardhje dhe uroj sinqerisht qe te mos jete asgje serioze per shendetin. Te shkuara!”- shkruan Rama në Twitter.

Kryeministri ndërpreu fjalimin e tij, pasi kaloi nje gjendje te fikti per disa minuta.

© Panorama.al

Te lidhura