‘Hetim Berishës e Bashës, si urdhërues të zjarrit’

Jan 24, 2012 | 12:42

TIRANË- “Hetim te paplote e te pamjaftueshem per 21 janarin, nese bashke me ekzekutoret nuk perfshihen urdheruesit e larte”.  Keshtu ka deklaruar kreu i PS-së, Edi Rama, i cili duke vlerësuar hapin më të fundit të Prokurorisë për urdhër arrestin për kreun e Gardës, shoferin e tij dhe IT e kryeministrisë për 21 janarin, ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim në hetim, duke nisur nga hetimi i tij vetë dhe gjithë deputetëve të PS-së.

Në një reagim për mediat, para nisjes së mbledhjes së grupit të PS-së ai ka përgëzuar Prokurorinë  e Përgjithshme dhe ka shprehur mbështetjen pa asnjë ekuivok për çuarjen deri në fund të hetimeve per 21 janarin.

“Identifikimi i vrasësit të të ndjerit Faik Myrtaj, komandanti famëkeq i Gardës dhe arrestimi i tij është një lajm lehtësues edhe pse mbeten tre vrasje për t’u zbardhur. Edhe arrestimi i ekzekutorit të zhdukjes së provave filmike nga serveri i kryeministrisë është lajm i mirë, që duam të besojmë se do të thellohet deri në fund. Kërkojmë në emër të familjeve të viktimave dhe popullit opozitar çuarjen e hetimit te përgjegjësit e mëdhenj të hapjes së zjarrit që nuk janë ekzekutorët, por urdhëruesit”- tha Rama.

Ai e ka quajtur demencial qëndrimin kërcënues të Berishës ndaj Prokurores së Përgjithshme dhe presidentit se do të hetohen sapo të lënë detyrën, duke ftuar opinionin publik e ndërkombëtar ta dëgjojë me shqetësim këtë kërcënim quajtur prej tij, ‘mafioz’.

Rama e ka quajtur krejtesisht te paligjshem vendimin e Gjykates per lenien ne arrest shtepie per te akuzarit per vrasje, duke i bere apel Gjykates se Apelit “te revokoje sa me shpejt këtë masë të papranueshme dhe të pranojë kërkesën e Prokurorisë për arrest me burg”.

© Panorama.al

Te lidhura