Rama: Garanci rinore për të rinjtë, objektiv që të mbështesim brenda mandatit 60 mijë vajza e djem! Shqipëria e para në rajon

Dec 12, 2025 | 13:45

Kryeministri Edi Rama, tha në një takim me të rinjtë, se Shqipëria është renditur e para në rajon sa i përket shërbimeve të punësimit.

Sipas kreut të qeverisë, kjo vjen falë punës që kanë bërë me skemën e shërbimeve të punësimit.

Po ashtu, ai foli për garancinë rinore, që ka nisur të aplikohet dhe që sipas tij do të mundësojë që deri në fund të mandatit të kenë përfituar 60 mijë vajza e djem.

“Dua ta filloj me një fakt që nuk është i njohur, Shqipëria sipas OECD, një burim shumë serioz të dhënash, dhe vëzhgimesh mbi vendet, zë vendin e parë në rajon për shërbimet e punësimit, është diçka shumë pozitive se flet qartë që puna që kemi bërë në vite për të ndërtuar një skemë shërbimesh punësimi na ka dhënë rezultat inkurajues. Janë 7 programe që funksionojnë sot për nxitjen e punësimit, që mbulojnë të gjitha kategoritë dhe që shkojnë nga praktika profesionale, te formimi në punës, vetëpunësimi dhe riintegrimi social. Një tjetër e dhënë është mirë të dinë të rinjtë, që janë indiferentë dhe mosbesuar ndaj këtyre skemave dhe fjalëve, është që në vetëm 5 vitet e fundit 42 mijë të rinj, janë punësuar përmes zyrave tona të punës dhe këtyre shërbimeve.

Një numër jo i vogël. Në këtë shifër, 7500 janë individë që kanë përfituar nga programet dhe sot në punë. Kemi edhe garancinë rinore, model evropian që po zbatohet edhe në Shqipëri dhe janë mbi 2200 vajza e djem që po përfitojnë nga garancia rinore është që 60 mijë vajza e djem të mbështetjen në të gjithë vendin brenda viteve të këtij mandati qeverisës”, tha Rama.

© Panorama.al

Te lidhura