Rama fton qytetarët të dalin në votime

May 6, 2011 | 11:07

TIRANË- Kreu i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama gjatë inspektimit të punimeve në “Fushën e Aviacionit “ në kryeqytet, ftoi të gjithë qytetarët të dalin në votime.

“Më 8 maj të gjithë qytetarët e Tiranës, duhet të shkojnë në votime për rrugën e tranformimit, dhe që pa asnjë dyshim për të çuar përpara ëndrrat  dhe shpresat e të gjithë atyre që kërkojnë edhe më shumë”- tha ai

Sipas tij, në Tiranë gjatë ketyre viteve janë bërë punë të cilat pak vite më parë dukeshin të pamundura.

Më 8 maj, vazhdoi më tej kryebashkiaku, është dita kur secili, çdo njeri i zakonshëm ka fuqinë që i jep demokracia, votën, për të ndëshkuar të keqen.

© Panorama.al

Te lidhura