TIRANE- Kreu i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama kandidat për një mandate të katërt, foli mbasditen e sotme për punësimin.
Ai theksoi numrin e madh të të papunëve në Shqipëri, sipas tij, 1 milion të papunë, ku ndër ta ka dhe njerëz të arsimuar. Kryebashkiaku tha se Berisha premtoi 160 mijë vende pune vetëm një vit më parë, ndërsa sot kemi më shumë të papunë.
Kreu i Bashkisës së Tiranës, deklaroi se në vend mungojnë politikat e punësimit, nuk ka një legjislacion të qëndrueshëm dhe se qeveria nuk punon në raport me kërkesat e individëve.
Sa i përket projektit të tij të punësimit, Rama theksoi se ka në vision një punësim të qëndrueshëm.
© Panorama.al












