Rama: Fitorja në Tiranë, e sigurt

May 10, 2011 | 21:21

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama u shpreh edhe njëherë i sigurt për fitoren në Tiranë, duke shtuar se xherdani i fitoreve në të gjithë Shqipërinë po zgjatet gjithnjë e më shumë.

“Dua të ritheksoj për të gjithë qytetarët ata të Tiranës dhe të mbarë të Shqipërisë, ata që nga emigracioni ndjekin me ankthin e një ndeshjeje edhe rrugëtimin e fitores në Tiranë, se fitoren tonë nuk e luan as Topi”- tha Rama.

Në daljen e tij të rradhës para mediave Rama, prezantoi fituesen e bashkisë Patos, ndërsa renditi me rradhë disa nga bashkitë dhe komunat në të cilat ka fituar Partia Socialiste.

Festën për fitoren duhet t’ja lëmë votës së fundit, tha Rama, duke theksuar kushtet e vështira në të cilat po zhvillohet procesi.

© Panorama.al

Te lidhura