NGA SPARTAK NGJELA
Rama e di veten mbret. Nuk ka faj, sepse nuk ecën me mendim politiko-filozofik, por me pasionin e pushtetit.
Por ja që Ramën nuk po e pranon rinia studentore, e cila është e ardhmja e Shqipërisë. Po Edi Rama, a ka lidhje me Shqipërinë dhe shqiptarët?
Jo, nuk ka asnjë lidhje. Ai është piktor, dhe historinë dhe pushtetin politik i sheh si një pikturë abstrakte. Por, çfarë do të bëjë si kryeministër?
Asgjë. Shqipëria po ecën vetë. Kryeministrat kanë korrupsionin dhe gëzimin ̂ e pushtetit, domethënë kënaqësinë e urdhërit dhe nënshtrimin e të tjerëve.
Por, çfarë do të bëjë Rama? Asgjë. Sepse tani dihet që asgjëja ka një shekull që po e drejton Shqipërinë; prandaj ne shqiptarët gjithmonë kemi ecur:
Nga asgjëja në asgjë – nëpërmjet korrupsionit; ose nga asgjëja në diçka – me anë të komunizmit.
Sepse ne po jetojmë me ato që ndërtoi komunizmi, por që ́në vitet 1992 – 1996 shumicën e tyre e shkatërroi Partia Demokratike (Saliu) – domethënë Beogradi.
Po tani? Tani po pritet: A do ta lejojë Ramën Franca që ky ta zhvillojë Shqipërinë?!! Po shqiptarët, ende do vijojnë t’i durojnë këta antishqiptarë në drejtimin e Shqipërisë?
© Panorama.al












