Rama: Do votojmë heqjen e imunitetit pa asnjë kushtëzim

Sep 6, 2012 | 11:05

Kreu i PS, Edi Rama

Kreu i PS flet për qëndrimin e socialistëve.

“Nuk do të lëmë pa bërë asgjë që duhet që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat”

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, në një intervistë për “Vizion Plus” tha dje se Grupi Parlamentar socialist do të votojë kufizimin e imunitetit pa asnjë kushtëzim. Lidhur me qëndrimin e maxhorancës, Rama tha se nuk pret që të pranojë paketën e propozimeve të PS-së, pasi në këtë mënyrë do të hiqte dorë nga monopoli i zgjedhjes së gjyqtarëve të lartë dhe kushtetues.
Shumica, përmes kryetarit të Grupit Parlamentar, zotit Patozi, ka kthyer një përgjigje të qartë se nuk do ta votojë paketën e opozitës për reformën në Drejtësi. A do të jetë vota kundër e maxhorancës për propozimet e PS një kushtëzim për votën tuaj në Parlament për çështjen e imunitetit, apo janë dy çështje të ndara?

(Intervistën e plotë të kryetarit të PS-së e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)

© Panorama.al

Te lidhura