TIRANË- Kreu i PS-së, Edi Rama, në shoqërinë e bashkëshortes, Linda ka përcjellë urimet për gjithë mësuesit gjatë një vizitë në shtëpinë e Kristo Frashërit.
Gjatë vizitës në shtëpinë e një prej emrave të shquar të letrave dhe historisë shqipe,lideri i opozitës theksoi se sot është koha më e vështirë për dijen.
Kohë të vështirë për dijen, për mësuesit e për librat e ka quajtur Rama të sotmen, ku sipas tij “dija është e idhnuar me kamjen”. Rama ka akuzuar qeverinë për papërgjegjshmëri në menaxhimin e sistemit arsimor, ndërkohë që universitetet i ka quajtur fabrika të diplomave pa vlerë.
“Kamja më e madhe është dija dhe sa më shumë të investohet për dijën aq më shumë kamje ka”- ka thënë Rama, duke shtuar se sot në fakt një gjë e tillë nuk po vlerësohet si duhet.
© Panorama.al











