TIRANE- Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka paralajmëruar se nuk do të njohë rezultatin e zgjedhjeve të 8 majit dhe qeverinë Berisha, nëse, siç tha ai, Saliu nuk e ndal maskaradën e vjedhjes së votës në tavolinë.
“Në emër të lirisë së votës, të drejtës së pamohueshme të qytetarëve shqiptarë, në emër të interesave të larta të vendit, i thërras Saliut, ndale këtë maskaradë që e ke iniciuar dhe po e vazhdon”- iu drejtua Rama kryeministrit Berisha.
Rama i bëri thirrje, Berishës të ndalojë atë që ai e quajti një turp, që fyen çdo shqiptar, dhe që ka habitur çdo mik ndërkombëtar, pasi po dalin kuti pa kod dhe shumë parregullsi të tjera.











