Rama bëri parashikimin për marrjen e deri 88 mandateve në zgjedhje! Reagon Berisha: Plane qesharake, shqiptarët ia kanë prerë biletën!

May 8, 2025 | 14:36

Kryeministri Edi Rama parashikoi sot nga Kuçi se në zgjedhjet e 11 majit PS do të marrë nga 78 mandate deri në 88 deputetë në rastin më të mirë.

Lidhur me këtë deklaratë të Ramës, reagoi sot kreu i PD-së Sali Berisha.

“Planet e Edi Ramës janë plane krejtësisht qesharake. Edi Rama është në ditët e fundit në atë zyrë dhe i them që, shqiptarët të kanë prerë biletën. Të pret McGonigali, mezi po të pret, me të cilin je i lidhur si siamez në shtyllë vertebrore me të”, tha Berisha në një deklaratë për mediat.

Lexo edhe: VIDEO/ Edi Rama bën parashikimin e rezultatit të zgjedhjeve të 11 Majit në Kuç të Vlorës! Ja sa mandate synon të marrë Partia Socialiste

© Panorama.al

Te lidhura