VIDEO/ Edi Rama bën parashikimin e rezultatit të zgjedhjeve të 11 Majit në Kuç të Vlorës! Ja sa mandate synon të marrë Partia Socialiste

May 8, 2025 | 13:51

Kryeministri Edi Rama synon që në zgjedhjet e 11 majit të marrë nga 78 mandate deri në 88 deputetë në rastin më të mirë.  Parashikimin kreu i qeverisë e bëri në Kuç të Vlorës, vetëm tre dita para se qytetarët shqiptarë t’i drejtohen kutive të votimit.  

projeksioni i rames

Në skicën që vetë kryeministri Edi Rama ka projektuar, thotë se PS ka 100% shanse që më 11 maj të marrë nga 1 deputet më shumë në Dibër, Shkodër, Elbasan dhe Fier.

Sipas kryeministrit Rama mundësia që ai të marrë 88 mandate në rang kombëtar është 50%.

Rama parashikon 1  mandat me shume në Kukës, Vlorë, Durrës dhe Lezhë dhe nga 2 deputetë plus në Dibër, Shkodër, Tiranë, Elbasan dhe Fier.

rezultati 2021 - 2025
Rezultati në 2021 dhe parashikimi i Ramës për 2025

 

Rama e quan këtë “Memorandumi i dytë i Kuçit”, pasi të parin e ka bërë në vitin 2021.

© Panorama.al

Te lidhura