Rama: Avokat per Popullin jo per pushtetin

Dec 15, 2011 | 16:57

TIRANE- Menjëherë pasi Komision ad hoc shpalli kandidaturën fituese për Avokat të Popullit, kreu i Partisë Socialiste, tha se kjo dëshmon se PS është gati për një administrim publik evropian.

“Shqiptaret sapo pane nje prove se PS eshte gati per nje administrim publik europian. Avokat per Popullin jo per pushtetin sot apo neser!”- shkruan lideri socialist në Twitter.

Komisioni i ngritur nga PS, shpalli sot Igli Totozanin si kandidaturë fituese për postin e Avokatit të Popullit. Për këtë post kishin aplikuar 33 kandidatë nëpërmjet sajtit zyrtar që PS kishte hapur enkas për këtë çështje.

© Panorama.al

Te lidhura