ELBASAN- Kreu i Partisë Socialiste ishte pasditen e së mërkurës në Elbasan në mbështetje të kandidatit të “Aleancës për të ardhmen”, Qazim Sejdini, ku përsëriti edhe njëherë angazhimin e tij në të ashtuquajturin “Pakti i Qytetarit”
Kreu socialist u zotua para qytetarëve të Elbasanit se do të përmbushë të gjitha premtimet e firmosura një ditë më parë në Tirana, në “Paktin e Qytetarit”, në të cilin parashikohen politika të qarta për punësim, mbështetje për familjen dhe për vazhdimin e ëndrrës që kemi nisur , siç u shpreh Rama, drejt së ardhmes.
Ai i ftoi elbasanllinjtë, që të trokasin në çdo derë, për t’i thënë çdokujt se dhe vota është hapi ynë i përbashkët drejt një stadi të ri të rrugës sonë, një votë për punësimin, për familjen dhe një votë për të realizuar ëndrrën që vazhdon, tha ai.
Sipas kryesocialistit, pakti është shkruajtur duke patur parasysh arritjet, imagjinatën dhe eskperiencën e qeverisjes vendore socialiste, duke e vënë theksin tek patriotizmi për të ndryshuar Shqipërinë.
Duke iu referuar mazhorancës, Rama tha se në rrugën të harbutllëkut dhe injorancës, nuk janë në gjendje të në tregojnë se si kanë qeverisur, ku mund të shohim një model i cili mund të krahasohet me tonin.
© Panorama.al











