KOPLIK- Per kreun e PS-se, Edi Rama, ky 8 maj eshte sfida e qytetareve te zakonshem. Duke folur nga Kopliku, ku ka dhene mbeshtetjen per kandidatin e koalicionit “Aleanca për të ardhmen” Nazmi Hasani, Rama ka bere apel per pjesemarrje masive ne zgjedhje dhe vote per te ardhmen.
“Kopliku është një nga qytetet me papunësinë më të madhe. Ky regjim punon dhe mendon vetëm për vete. Vota për PS-në është rruga e vetme për t`u çliruar nga ky regjim” tha Rama gjate fjales se tij.
Sipas Rames, shqiptaret duhet te ndeshkojne me vote qeverine dhe kreun e saj qe e ka lene vendin ne mjerim. Sipas tij, gënjeshtrat e pushtetit kanë krijuar hendek mes njerëzve ndërsa ka shtuar se e vetmja rrugë e bashkimit është 8 maji duke refuzuar me votë kryeministrin Berisha.
“Më 8 maj do i themi Berishës “kurrë më” – tha me tej ai. Ne kete vizite, Rama ka bere homazhe dhe ka vendosur një kurorë me lule në lapidarin e dëshmorëve në Koplik.
© Panorama.al











