Rama: 21 janari, pa drejtësi. Vrasësit, të lirë

Jan 7, 2012 | 20:51

TIRANE- Kreu i PS-se, Edi Rama, duke kujtuar mberritjen e 21 janarit pa drejtesi ka akuzuar serish pushtetin per urdherimin e vrasjeve dhe po ate, qe “gjyqesorin e ka kthyer në varrmihësin e krimeve të tyre”.

Ne nje mesazh ne faqen e tij zyrtare perbri nje pikture të artistit Gerhard Ritcher,  ekspozuar ne Londer se fundi, “Man shot down”, qe shfaq nje burre te vrare te shtrire pertoke shkruan:

” tek po mbushet viti i vrasjeve të 21 janarit vrasësit enden të lirë, urdhëruesit e vrasjeve qeverisin familjet e vrarëve pyesin të dëshpëruar kur do të vendoset drejtësia, për vrasjen e njerëzve të tyre, prokuroria endet në labirintin e provave të manipuluara dhe gjurmëve të fshira, opozita ngulmon tek domosdoshmëria e drejtësisë, ndërkombëtarët presin në heshtje rezultatet e një hetimi që pa qëndrimin pa ekuivok të botës demokratike ndaj masakrës së 21 janarit nuk do të çojë askund deri kur janarët t’i gjejnë në pushtet ata që urdhëruan vrasjet, të cilët pushtetin gjyqësor e kanë kthyer në varrmihësin e krimeve të tyre”.

 

© Panorama.al

Te lidhura